Të paktën një person u vra dhe 14 të tjerë u plagosën sot pas hapjes zjarr nga persona të armatosur në një klub nate në Cincinnati, në veri të SHBA-së, sipas policisë që përjashtoi pistën terroriste.
“Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, por nuk ka informacione që kjo ngjarje të ketë lidhje me terrorizmin”, shkruan zëvendësshefi i policisë së Cincinnatit, Paul Neudigate, në rrjetin social Twitter.
Policia e qytetit të Ohajos kishte njoftuar më herët për të paktën dy persona përgjegjës të sulmit, por Paul Neudigate është shpehur më vonë në lidhje me këtë informacion në rrjetin social: “Vetëm një person dihet për momentin, por do të hetojmë nëse ka të tjerë të përfshirë”, shkruan ai në rrjetin social.
“Qindra të rinj ndodheshin në këtë klub nate ku ndodhi ngjarja”, sipas policisë së Cincinnatit që ka regjistruar 14 të plagosur dhe një të vdekur si pasojë e këtij sulmi.