Mos kujtoni se jemi në botën e çudirave, por thjesht po admirojmë më të fundit nga shtëpia “Sicis”. Vaska e re quhet “Audrey Shoe” dhe është ideuar me rastin e ditëlindjes së kukullës më të famshme në botë, Barbie-t. Është një vaskë shumë elegante, në formë këpuce me takë të lartë e dekoruar me mozaikë prej xhami. Sigurisht që më fashion është vaska ngjyrë vjollcë, si ngjyra e momentit. Nga maja e takës rrëshket uji për një banjo tërësisht relaksuese. Tendenca e krijimit të objekteve të rinj nga ata ekzistues, duket se po përfshin gjithë fushën e artit, design-it dhe modës.