Beyonce ka nxjerrë në pah energjinë e saj gjatë një dueti me Ed Sheeran, një tribut për Stevie Wonder.

Veshur me një fustan të zi të ngushtë së bashku me Sheeran, ajo ka kënduar këngë si “Master Blaster (Jammin’),” “Fingertips Pt.2,” dhe “Higher Ground.”
Bey ka ngritur të gjithë publikun në këmbë duke thirrur: “Nëse e doni Stevie Wonder sic e dua unë, cohuni të gjithë në këmbë”.
Më pas në skenë është ngjitur edhe Gary Clark Jr. i cili ka performuar një pjesë solo mekitarrë.
“Të duam Stivie” ka thënë Beyonce në përfundim të performancës teksa është përqafuar me Sheeran dhe Clark.
Shumë artistë të tjerë kanë performuar pas saj si Tony Bennett, Tyler Perry, John Legend, Annie Lennox, Lady Gaga, Ariana Grande, Babyface, Pharrell dhe Jennifer Hudson.

Advertisement