Një tjetër yll nga familja Gjata, Migena dhe suksesi i saj në Gjermani

Pas suksesit të padiskutueshëm të Elvana Gjatës, duket se muzika do të pushtohet edhe nga një tjetër yll i familjes Gjata.

Këtë rradhe bëhet fjalë për Migenën, motrën e madhe të këngëtares Elvana Gjata, e cila duke se po arrin me shpejtësi majat e suksesit në muzikën lirike në Gjermani. Migena Gjata ka marrë pjesë në “North Rhine-Westphalia celebrates Advent 2014”, një koncert live dedikuar Krishtlindjeve në Gjermani, ku është komentuar me nota tejet pozitive nga mediat. E kështu portat e suksesit dhe të famës po hapen tashmë për talentin e Migenës. Migena, si motra e madhe, ka qenë personi që gjithmonë e ka shtyrë Elvanën të merret me muzikë dhe të bëhet ajo artiste e madhe që është sot, pasi ishte e bindur për talentin e Elvanës dhe suksesin që e priste në të ardhmen. Elvana Gjata ndihet shumë krenare për motrën e saj, Migenën dhe nuk e fsheh dashurinë që ndjen për të edhe në Instagram, ku shkruan“Ajo është e shtrenjta ime”.

Advertisement