Një tjetër tradhëti në Hollywood

Revista amerikane People ka konfirmuar se aktorja u largua nga shtëpia disa ditë më parë, pikërisht kur faqet e para të gazetave dhe titujt kryesorë flisnin për këtë tradhëti. Modelja Michelle McGee ka rrëfyer për IN TOUCH se ka pasur një lidhje 11 mujore më James, në kohën kur Sandra gjendej në Atlanta për të xhiruar filmin THE BLIND SIDE për të cilin fitoi edhe çmimin OSCAR. E dashura e James ka rrëfyer se shihej me të rregullisht çdo javë dhe se kur e kish pyetur për të shoqen ai i kish thënë. ”Ajo nuk jeton këtu. Ka një shtëpi në Austin. Është duke xhiruar dhe nuk mund të flas më tepër për këtë”. Sandra ka anulluar një udhëtim të planfikuar për promovimin e filmit në Londër. Kujtojmë se aktorja u martua me James në vitin 2005, një vit pas takimit në spektaklin e tij televiziv MONSTER GARAGE.

Advertisement