Një tjetër sukses

Lorde vazhdon të ngjisë shkallët e suksesit me një tjetër singëll të mirë dhe po aq të fortë saç edhe ROYALS (që qëndron në majë të klasifikimeve mbarëbotërore muzikore). TEAM është singëlli i ri marrë PURE HEROINE, albumi debutues i artistes, që doli në treg më shtator. Videoja mban rejginë e Young Replicant, që ka punuar më parë edhe me grupe të njohur të rrymës indie rock si Baths, Purity Ring e The XX. Ideja e videos vjen nga një ëndërr e artistes nga Zelanda e Re dhe vendi i zgjedhur e bën atmosferën e videos akoma më të errët dhe dekadente. Lorde ka udhëtuar në New York për të xhiruar videon në lagjen Red Hook të Brooklyn një ish zonë industriale për të cilën shumë vënë bast se do të bëhet zemra e re e qytetit…

[youtube=http://youtu.be/f2JuxM-snGc&showinfo=0&rel=0]

Advertisement