Një pritje madhështore për Ajkën e vogël në shtëpi (Foto)
Ardhja e Ajkës në jetë më 12 korrik ishte një bekim i madh për çiftin e famshëm.
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj bënë secili një dedikim special për të bijën, në llogaritë e tyre në Instagram, duke kërkuar gjithashtu që të gjithë të respektonin privatësinë e vogëlushes së tyre.
Megjithatë, këto foto të shkëputura nga pritja e saj e madhe, kurrsesi nuk duhen lënë pa u parë. Një pritje prej princeshe, me pak fjalë.
Nga sa shikojmë edhe në këto foto, i gjithë salloni është mbushur me tullumbace të bardha dhe rozë dhe në qendër shkruhet me shkronja argjendi “Mirëserdhe Ajka”. Sa bukur!