Një nudo për të tërhequr vëmendjen

Alicia Keys ka pozuar nudo për një kauzë të mirë. Ylli i muzikës ka postuar në profilin e saj në Istagram një fotografi të realizuar nga fotografi Mark Selinger ku shfaqej komplet nudo dhe kishte vizatuar shenjën e paqes në bark që është simbolikë e lëvizjes #WeAreHere, ndërsa me duar mbulonte gjoksin. #WeAreHere ka si qëllim bashkimin e njerëzve dhe sensibilizimin e tyre për të ndryshuar gjërat në botë, në vend që të shohin të heshtur dhe duarkryq të këqiat.

“Dua të ndërtoj një ushtri”,- ka thënë Alicia në një intervistë për “New York Times”. Ajo ka shpjeguar se ka pozuar nudo për të tërhequr vëmendjen e njerëzve e për t’a bërë të famshme kauzën e saj. Alicia Keys në muajin dhjetor pritet të lindë fëmijën e saj të dytë. Ndërkohë dëgjoni dhe këngën me po të njëjtin titull WE ARE HERE

Advertisement

[youtube=http://youtu.be/ktpUOHUwrUA&showinfo=0&rel=0]