Revista MAXIM e ka renditur atë në vendin e 93 të listës së famshme 100 femrave më sexy në të gjithë planetin. Në krye të klasifikimit gjenden aktoret Olivia Wilde dhe në vendin e dytë Megan Fox.. Zonja e parë Amerikane konsiderohet si një paketë stimujsh për të cilën Amerika ka vërtetë nevojë. Presidenti mund te ketë punë të vështirë, sepse merret me luftërat, krizën ekonomike etj, por kur kthehet në shtëpi e pret First Lady më sexy në të gjithë historinë. Megjithatë për Michelle lajmet e bukura nuk mbarojnë këtu. Javën e shkuar ka dalë në treg “Michelle Obama: 100 Days Of Style”, revista që merret me lookun e saj në 3 muajt e parë në Shtëpinë e Bardhë. 116 faqe fotografi që evidentojnë bukurinë dhe elegancën e saj që nuk resht së n’a surprizuari. Zonja e Parë pa dyshim që po jeton një moment magjik e së fundmi është bërë madje më popullore se vetë bashkëshorti Barack. 29 Marsin e shkuar ajo u bë pjesë edhe e listës së 100 personave më të bukur në botë për 2009-ën, hartuar nga People.