Një model për t’u admiruar

Edhe pse konsiderohet si një nga femrat më të bukura në Holliwood, bukuroshja Jennifer Lawrence vazhdon të marrë shumë kritika për peshën e saj trupore. Ajo shpesh quhet “e shëndoshë”, ndaj ka vendosur të flasë hapur rreth peshës që, siç edhe vetë shprehet, është bërë gati e papranueshme në Hollywood. “I dashuri im ‘çmendet’ për trupin tim. Kjo është një arsye që të mos humbas asnjë kilogram”,- ka thënë ajo. Edhe pse me miliona adhurues, Jennifer Lawrence gjatë një interviste ka pranuar se shpesh e ndjen sikur nuk i përket fare botës së Holliwood-it. “Në Holliwood, unë konsiderohem tepër mbi peshë. Më konsiderojnë si një aktore të shëndoshë. Por unë kurrë nuk do t’a privoj veten nga ushqimi edhe nëse këtë e kërkon roli filmik”,- ka shtuar Jennifer. Ajo e pranon se një nga arsyet se përse nuk dëshiron të jetë tepër e dobët si shumica e kolegeve në Holliwood, është dëshira për të qenë një shembull i mirë dhe i shëndetshëm për vajzat e reja. “Vërtetë është e dhimbshme kur sheh shumë vajza të reja duke iu nënshtruar dietave të ndryshme, vetëm e vetëm që të duken si idhujt e tyre të ekranit të madh. Ato rrezikojnë shëndetin e tyre për t’a arritur këtë. Prandaj unë dua që të jem një shembull i mirë për to, se duhet t’a duan veten ashtu siç janë dhe jo të mundohen të jenë dikush tjetër”,- ka përfunduar Jennifer.

Aktorja veç të tjerash ka rrëfyer edhe se tashmë ka humbur disa role të mira, vetëm për faktin se nuk ka dashur të humbasë në peshë.

Advertisement