Sipas gjasave maniakët sa vijn dhe shtohen…

Një ngjarje e sikletshme e ka përfshirë së fundmi këngëtares simpatike Eli Fara gjatë qershorit të këtij viti. Një 22 vjeçar pasi e ka përndjekur i ka lënë një prezervativë tek dera e apartamentit. Me çfarë është bërë e ditur këngëtarja nuk ka bërë vetë kallëzim për rastin, por ka qenë një parukiere, e cila është përndjekur nga i njëjti person në të njëjtën mënyrë.

Advertisement

Bëhet fjalë për shtetasin Gertjan H. 22 vjeç, banues në Tiranë. I riu është dërguar për gjykim për përndjekjen e parukieres, por nga hetimet ka rezultuar se ai ka përndjekur edhe këngëtaren e famshme. Gjykata e Tiranës në përfundim vendosi që të caktojë masën “mjekim të detyruar spitalor” për të riun. Kjo për shkak se ai vuan nga çrregullime mendore dhe nuk mund të burgoset për aktet e kryera, pasi ka qenë i pandërgjegjshëm.

Vendimi përfundimtar i Gjykatës së Tiranës është dhënë më 16 tetor të këtij viti, ndërsa këngëtarja nuk ka dhënë asnjë dëshmi në gjyq për rastin.