Një mama seksi si Rihanna, këngëtarja poston fotot topless nga shtatzënia e parë…

Rihanna është në pritje të fëmijës së saj të dytë, por ka ndarë disa foto të shkrepura gjatë shtatzënisë së parë.

Topless, me barkun e rrumbullakosur, duart te gjinjtë dhe me bizhuteri të shumta, RiRi ka portretizuar një anë artistike, të bukur dhe sensuale të shtatzënisë.

Advertisement

Ajo ka përshkruar momentin e pritjes së ëmbël duke e paralelizuar me emocionet dhe ndjesitë pas ardhjes në jetë të RZA, pas të cilit tregon se është “e fiksuar”.

“Ky është një postim që e quaj ‘fërko gjoksin’. Në nder të shtatzënisë sime të parë, përqafimin e mëmësisë siç duhet dhe magjinë që ky trup krijoi! Bebi RZA… ai është aty duke mos e ditur fare sa e çmendur është nëna e tij ose si do të më bënte të fiksuar pas tij”, shkruan ajo.

Bebushi i parë i Rihanna dhe ASAP Rocky, sipas burimeve të “Daily Mail” quhet RZA Athelston Mayers, në nder të reperit dhe anëtarit të grupit Wu-Tang Clan. Çifti e mbajti emrin sekret thuajse për një vit.