Macet kanë botën e tyre dhe ne jetojmë në të.
Rasti dhe videoja e fundit, tregojnë këtë mace, e cila pa e prishur fare terezinë, ngjitet mbi tavolinën ku po fliste futbollisti i ekipit të Brazilit dhe thjesht u parkua atje, duke shijuar shokun që shkaktoi.
A cat interrupted @vinijr’s press conference ?
Not sure about the press officer’s handling of the situation ?#FIFAWorldCup pic.twitter.com/ONSFaVaQ8K
— Hayters TV (@HaytersTV) December 7, 2022
Ylli i Brazilit, Vinícius Júnior, në një moment mbeti i çuditur dhe në siklet, ndërkohë që macja i ndërpreu fjalën.
Më i sikletshëm ishte momenti kur anëtari i konferencës thjesht e kap nga gëzofi, e hodhi macen dhe vijoi sikur nuk kishte ndodhur gjë. Sigurisht, ky moment nuk ngeli pa u vënë re në Twitter dhe njerëzit kritikuan veprimin dhe ashpërsinë me të cilën personi u soll kundrejt maces.
“Kjo nuk është mënyra se si e ngre një mace me mirësjellje. Turp!”, shkroi dikush.
“Abuzojnë kafshët. Abuzojnë njerëzit. Individë të neveritshëm”, komentoi një tjetër person. “Ja pse e urrej futbollin. Këta njerëz ta shpifin”.
Pas këtij momenti, futbollisti qeshi me siklet dhe vazhdoi të fliste.