Një lumë me para

Sipas revistës amerikane Forbes Sandra Bullock është aktorja më e paguar në Hollywood, me fitime prej 51 milionë dollarë për 12 muaj. Pas saj, renditen Jennifer Lawrence dhe Jennifer Aniston. 50 vjeçarja Bullock, ka qenë pjesë e një filmi tejet të sukseshëm vitin e kaluar, “Gravity” i cili fitoi shtatë çmime Oskar, përfshirë edhe atë për Regjisorin Më të Mirë (marrë nga Alfonso Cuaron). Filmi në tërësi ka arkëtuar 716 milionë dollarë. Edhe Bullock ishte e nominuar për Oskar në kategorinë e Aktores më të Mirë, por nuk fitoi. Kujtojmë se aktorja ka fituar Oskarin në vitin 2010 me rolin në filmin “The Blind Side”. “Ylli i filmit GRAVITY vërtet nuk e fitoi çmimin për aktoren më të mirë këtë vit, por ajo ka fituar shumë para”,- shkruan Forbes.com.

Aktorja 23 vjeçare e “The Hunger Games”, Jennifer Lawrence, ka fituar 34 milionë dollarë, ndërsa 45 vjeçarja Aniston  31 milionë dollarë. Gwyneth Paltrow e cila për një vit ka fituar 19 milionë dollarë dhe Angelina Jolie e cila ka fituar 18 milionë dollarë, janë pjesë e 5-shes më të paguar në Hollywood. Edhe pse këto aktore kanë fituar shumë këtë vit, ato prap se prap fitojnë gjysmën e asaj që e fitojnë meshkujt në Hollywood.

Advertisement