Një linjë veshjesh nga Nicole

    Nicole Richie një nga mamatë më me stil të Hollywoodit, duket se po bën një lëvizje mëse të natyrshme, pasi edhe vetë është në pritje të fëmijës së dytë. Sigurisht duke qëndruar në stilin e saj koleksioni për “Pea in the Pod” përfshin fustane të gjatë të derdhur, bluza të gjera e të holla shumëngjyrëshe. “Pea in the Pod është një kompani shumë e njohur për krijimin e veshjeve për femrat shtatzënë. Ato kanë koleksione fantastike, ndaj kur më kërkuan të krijoja për t’a isha shumë e ekzaltuar”,- ka thënë Nicole Richie.

    Advertisement