Një koncert aspak i zakontë

Në kujtim të vdekjes së Elvis Presley-it do të zhvillohet një koncert ku do të shfaqen pamje virtuale të ikonës së rock-ut. Eventi mbledh çdo vit me mijëra fansa nga e gjithë bota në Graceland (Memphis), shtëpia ku Elvis jetoi për një kohë të gjatë. Java e Elvis-it do të mbahet gjatë muajit gusht në datat 10-16 dhë këtë vit koncerti pritet të jetë i jashtëzakonshëm. Do të performojnë live banda muzikore, do të ketë këngëtarë që do të realizojnë back vokalet live përpara një ekrani gjigand Led dhe para tyre do të shfaqet Mbreti Elvis Presley në version virtual. Kanë kaluar plot 55 vite që prej publikimit të hitit të parë në Amerikë nga Elvis Presley, nën titullin, Heartbreak Hotel. Legjenda e Rock&Roll-it vdiq më 16 gusht të vitit 1977.  Për t'ju dhënë një ide se si do të ringjallet virtualisht mbreti Elvis, ju ftojmë të shijoni një performancë të këngës IF I CAN DREAM nga Celine Dion dhe Presley gjatë American Idol të vitit të shkuar.

 

Advertisement