Një “kameleon”! Dhurata Dora publikon këngën e re, por vëmendjen na e mori pamja e saj

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Dhurata Dora ka publikuar projektin e ri muzikor “Criminal”.

Kënga është publikuar në Youtube pak orë më parë. Prodhuar nga Jugglerz dhe Panda Music ndërsa për tekstin është kujdesur vetë këngëtarja me Tonic, Denk, dhe Hägi.

Advertisement

Ajo shfaqet si një “kameleon”, pasi shfaqet me pamje të ndryshme.

Në fillim, Dhurata shfaqet me flokët e gjata të zeza dhe me baluke ndërsa më pas “shndërrohet” në një bionde me flokë më të shkurtra.

Kjo është kënga e re që sjell pas duetit të suksesshëm me Noizy-n. Dyshja e famshme kanë zbuluar se “Mi Amor” nuk do të jetë i vetmi duet mes tyre.

Ndërkohë, Dhurata pritet të sjellë një bashkëpunim dhe me Ledri Vulën ndërsa po përgatit dhe albumin e saj, për të cilin nuk ka treguar ende asgjë.