Capital T publikon albumin e ri dhe zbulon kuptimin e veçantë të maskave në coverin e tij

Siç kishte paralajmëruar, Capital T ka publikuar albumin e tij të ri që mban titullin “Heart Broken Kids”, ose siç mund ta përkthenim në shqip “Fëmijë me zemra të thyera”. Albumi përmban 13 këngë, ku dy nga ato janë bashkëpunime – një me Mc Kresha dhe një me Elinel.

Shumë është komentuar në rrjetet sociale edhe coveri i albumit ku paraqiten dy maska. Artisti ka zbuluar në Instagam se në fakt ato kanë një kuptim simbolik dhe lidhen me një pjesë të reperi që gjithmonë ka dashur ta mbajë të fshehtë.

Advertisement

“Pjese e jemja qe gjithmone kom dasht me e mshef per ket arsye kom vendose maske n’Cover Art, po cdo pjese evil qe cdo person e ka e qe shumica e tregojne rralle vjen prej nje goditje ose heartbreak qe e kan perjetu ne fminin e tyne tu u ndertu si karakter, heartbreak jo veq prej dashnise po prej shume ngjarjeve t’rana qe na Shqiptart i kemi perjetu me vite”, ka shkruar artisti.