Një ish-Zonjë e Parë si Michelle Obama, kërcen në publik pa asnjë problem (Video)

Michelle Obama është shquar gjithmonë për thjeshtësinë dhe sportivitetin që e karakterizon.

Dhe në daljen e fundit ajo ka treguar se nuk ka komplekse. Ish-Zonja e Parë e SHBA-së mori pjesë së bashku me Jussie Smollett në festën e organizuar për studentët, College Signing Day (Dita Ndërkombëtare e Nënshkrimit), në Universitetin e Philadelphia-s. Për festën dedikuar gjithë të moshuarve që vendosën të vazhdonin studimet në moshë të vonë, Michelle shpërtheu duke kërcyer për t’u treguar studentëve sa e rëndësishme është argëtimi.

Advertisement

Pak para kërcimi që po bën namin, zonja Obama foli mbi rëndësinë e arsimit, por edhe vështirësitë e tij. Para më shumë se 8000 të pranishmëve, ajo bëri thirrje se kushdo që ka nevojë për para e arsim, të kërkojë ndihmë.


Duhet ta pranojmë që Michelle Obama shkëlqeu dhe në këtë dalje ndryshe nga të tjerat.