Një festë aspak e zakontë: Babyshower për fëmijën e 4-ët të Kim, me temën ‘Kanabis’!

Kim Kardashian pret të bëhet nënë e fëmijës së saj të katërt, dhe së fundmi ka organizuar një “babyshower” me një temë të veçantë.Miqtë dhe të afërm të familjes Kardashian- West u mblodhën për të festuar të shtunën pritjen e fëmijës së katërt, një djalë i cili do të vijë së shpejti në jetë përmes një nëne “surrogate”.Festa titullohej “CBD & Meditation” kishte si temë kanabisin dhe meditimin.

SEC_64679720_1556472595

Advertisement

“Pra, duke qenë se unë jam e frikësuar dhe fëmija po vjen për dy javë, kam menduar se nuk ka mënyrë më të mirë për të festuar se sa me pak CBD”- u tha Kim të ftuarve mes të cilëve Kris Jenner, Kourtney Kardashian, Chrissy Teigen, Paris Hilton, Larsa Pippen, Olivia Pierson dhe shumë emra të tjerë të njohur.“CBD” i njohur ndryshe si cannabidiol, është përbërësi që gjendet në bimën e kanabisit, i njohur për nxitjen e relaksimit dhe përdoret në një sërë produktesh për shëndetin dhe bukurinë.

SEI_64679391

/Tring/