Është inauguruar një ekspozitë ku mund të gjenden objekte personale që i përkisnin këtyre dy yjeve amerikanë. Ndër objektet e kultit mund të gjenden një xhaketë me temina që “mbreti i rokut” adhuronte të vishte nëpër koncerte dhe disa prej orave prej floriri, pjesë e koleksionit personal të tij. Ekspozita e organizuar nga shtëpia e ankandeve Julien`s ka nxjerrë dhe një çadër me të cilën ka pozuar Marilyn Monroe për një shërbim fotografik, dy bluza dhe një çantë të kuqe të ikonës sexuale. Të gjitha këto objekte së bashku me shumë të tjera do të nxirren në ankand në datat 26 dhe 27 qershor në Las Vegas.