Një ditë e zakonshme në shtëpinë luksoze të Capital T

Capital T, emri i vërtetë i së cilit është Trim Ademi, ka zgjedhur ta regjistrojë videon e parë në apartamentin e tij.

Reperi ka publikuar episodin e parë në YouTube që është rreth 6 minuta, ku rrëfen sesi ai e kalon një ditë të zakonshme.

Advertisement

“Një pjesë e imja ndryshe. Thjesht për të qenë më afër njerëzve të mi gjatë një dite të thjeshtë po edhe gjatë proceseve të tjera të punës, në muzikë etj”, – ka treguar këngëtari.

Gjatë vlogut mund të shihni këngëtarin teksa zgjohet dhe bën ritualet e mëngjesit, i shoqëruar nga muzika, përgatit mëngjesin dhe na njeh me një pjesë të shtëpisë së tij luksoze. Për një tur më të detajuar në shtëpinë e Capital T mund të ndiqni videon e mëposhtme.