Një dhuratë fatsjellëse për Sara Hoxhën

Friday, December 5, 2025

Në rrjete sociale, motrat Lori dhe Sara Hoxha tregojnë vazhdimisht copëza nga pushimet e tyre. Ato ndodhen aktualisht në SHBA, ku janë duke blerë edhe produktet e nevojshme për të mirëpritur më të voglin e familjes, djalin e Sarës dhe Ledionit. Por duket se Lori dhe Sara nuk harrojnë asnjëherë të surprizojnë njëra-tjetrën. Këtë herë ka qenë Lori e cila i ka blerë një unazë shumë të veçantë Sarës dhe ia ka dhuruar ndërkohë që xhironte një video në Snapchat. Pasi ka marrë dhuratën Sara është shprehur për Lorin: “Të dua shumë”, ndërkohë që duket vërtet e emocionuar. Unaza quhet “amulette de Cartier” nga kompania shumë e njohur e bizhuterive “Cartier” dhe e veçanta e kësaj unaze qëndron në faktin se është e përbërë nga gurë të ndryshëm natyralë, që thuhet se janë gurë fatsjellës. Në faqen zyrtare të “Cartier”, kjo unazë kushton rreth 1,800 dollarë dhe është flori 18 karat.

SourceBlitz
RELATED ARTICLES
- Advertisment -