Një album më tepër se real

Producenti do të jetë i njëjti Brian Eno. Por Chris Martin, Jonny Buckland, Guy Berryman dhe Will Champion kanë vendosur që albumin e ri t’a regjistrojnë në një kishë në veri të Londrës. Objektivi është krijimi i këngëve akustike. Ideja e Chris Martin është të rikthehet tek tingujt e thjeshtë dhe të shkëputen nga produksionet e mëdha nga makineritë me teknologji moderne. “Djemtë ndihen shumë krijues këto kohë dhe kanë shkruar plot këngë. Chris donte madje të regjistronte në rrugë në mënyrë që tingujt të ishin sa më të vërtetë, por do kish qenë e tepër”,- ka thënë një burim për The SUN. Lideri i grupit do të krijojë një disk që do t’a kthente grupin në origjina duke krijuar kështu një disk akustik dhe më të afërt me fansat.

Advertisement