Një album i padëgjuar i Kurt Cobain do të publikohet në Nëntor

Një album me këngë të padëgjuara më parë nga Kurt Cobain pritet të publikohet në Nëntor, së bashku me një film biografik.
Albumi do të jetë njëkohësisht kolonë zanore e dokumentarit “Montage of Heck”, që do të publikohet në DVD më 6 Nëntor.
Regjisori i dokumentarit ka treguar se albumi është rezultat i kërkimeve në kaseta me mbi 200 orë muzikë.
“Të duket sikur je në shtëpinë e Kurt, dhe po e shikon duke krijuar muzikë. Duket sikur je duke e përgjuar, por në kuptimin e mirë të fjalës.”

Advertisement