Nis sot Festivali i Këngës në RTSH

Mbrëmjen e sotme nis Festivali i Këngës në RTSH, i cili do të mbahet për tri net radhazi. Konkurrentët do të garojnë mes tyre për të nxjerrë në përfundim fituesin, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Këtë vit, Eurovizioni do të mbahet  në Kiev të Ukrainës. Në edicionin e 55-të të Festivalit të Këngës do të marrin pjesë 24 këngë konkurruese të interpretuara nga artistë kryesisht të rinj.

Tri netët e festivalit do të transmetohen në Televizionin Publik Shqiptar. Moderatorët e këtij viti do të jenë këngëtarja e njohur Ledina Çelo dhe aktori Kasëm Hoxha. Paraprakisht ju sjellim emrat e këngëtarëve që do të performojnë në natën e parë të festivalit.

Advertisement

Flaka Krelani – “Osiris”

Xhejni Lito – “Pritja”

Genc Salihu – “Këtu”

Erlind Zeraliu – “Dhimbja e gëzimit”

Xhesika Polo – “Eva jam unë”

Festina Mejzini – “Atje lart”

Edea Demaliaj – “Besoj në ëndrra”

Neki Emra – “Dashuri dhe urrejtje”

Yll Limani – “Shiu”

Franc Koruni – “Macka”

Orges Toçe – “Shi diamantesh”

LYNX – “Sot”