Pas daljes së dy liderëve të opozitës nga selitë përkatëse të partive, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ka nisur protesta e opozitës së bashkuar para kryeministrisë.
Pranë tyre ka mbërritur dhe ish kryeministri Sali Berisha. “De Facto, moralisht, qeveria ka rënë, rri në këmbë si skelet i një humbësire për t’u hedhur në Lanë më vonë”, tha Berisha.
Menjëherë pas himnit kombëtar nisën dhe fjalimet sipas programit të parashikuar. Ndërsa dy liderët Basha dhe Kryemadhi do të flasin në fund.