Festivali “Kënga Magjike” ka nisur mbrëmë, me natën e parë gjysmëfinale. Në skenën e Pallatit të Koncerteve performuan 22 këngëtarët e parë.
Për publikun në sallë, edicioni i 17-të rriti dozën e emocioneve.
Çdo ngjyrë e zërit të këngëtarëve u dëgjua live.
Nën drejtimin e showman-it Ardit Gjebrea dhe modeles shqiptare në Turqi, Almeda Abazi, këngëtarët sollën emocione për publikun që e ndiqte në sallë dhe atij që e ndiqte drejtpërsëdrejti përmes ekranit të Televizionit Klan.
Nata e dytë do të mbahet mbrëmjen e së premtes në orën 20:10, ku 23 artistë të tjerë do të performojnë këngët e tyre.