Lady Gaga shpallet Femra e Vitit nga Billboard

Ka qenë vërtetë një vit i mirë për Lady Gaga: performanca në ndarjen e çmimeve Oscar, roli në American Horror Story: Hotel.

Veç kësaj, Gaga këtë vit u fejua me të dashurin e saj Taylor Kinney dhe u vlerësua me mjaft çmime si ‘Contemporary Icon Award’ nga ‘Songwriters Hall of Fame’ apo ‘Young Artist Award’ etj.

Advertisement

Revista ‘Billboard’ e ka shpallur Lady Gaga-n ‘Femrën e vitit’, ylli i popit me më shumë influencë në botë.

Vetë këngëtarja ka thënë pas këtij vlerësimi: “Ky është viti kur kam bërë çfarë kam dashur, edhe pse jam munduar të jem në një linjë me atë që të tjerët presin prej meje”.