Në një intervistë për “Nin”, aktori shqiptar Nik Xhelilaj ndau disa detaje në lidhje me serialin e ri turk, në të cilin ai do të jetë pjesë e kastit të aktorëve.
Nik tregoi se për herë të parë në projektet turke do të luajë rolin e një shqiptari.
“Shpresoj të jetë i suksesshëm, sepse për herë të parë edhe karakterin që do luaj do të jetë shqiptar. Bëhet fjalë për një shqiptar me origjinë nga Prizreni. E zgjodha nga Prizreni, nga Kosova, sepse tematika ka të bëjë pak me kufirin në Siri dhe ka shumë shqiptarë që kanë shkuar atje. Do e nis me një rol si gjysmë terrorist pastaj më vonë nuk i dihet, se serialet turke nuk dihet si përfundojnë; ndonjëherë ai i keqi bëhet i mirë në fund”, u shpreh ai.
Nik Xhelilaj ka qenë një ndër artistët që i kemi vlerësuar para se të nisnin karrierën ndërkombëtare. Pas sukseseve dhe vlerësimeve positive për rolet në filmat ”Trishtimi i zonjës Shnajder’’, ”Der Albanian’’, ”Alive’’, ai nisi karrierën në kinematografinë gjermane dhe turke një një sërë projektesh si ”Her Sevda Bir Veda’’, ”Kayip Sehir-Lost City’’, ”Winnetou’’ etj.
Intervistën e plotë e gjeni më poshtë.