Nicole Scherzinger ka “goditur” ish të dashurin e saj Lewis Hamilton në një intervistë të dhënë së fundmi.

E pyetur për të ajo ka thënë se Hamilton ka qenë shumë egoist gjatë marrëdhënies së tyre. Pas lidhjes 7-vjeçare, Nicole ka qenë shumë e zhgënjyer pasi nuk ka marrë mbrapsht atë që ka dhënë.
“Si gra, ne priremi ta duam personin tjetër dhe të japim gjithçka për të, por ndonjëherë personi tjetër është shumë egoist dhe mendon vetëm për veten e tij”.- ka thënë këngëtarja.

Advertisement

Më tej ajo ka treguar se e ka pasur shumë të vështirë të mendojë ndarjen pas 7 vitesh bashkë por thjesht i la gjërat të shkonin. Tashmë, Nicole është në një lidhje me yllin e tenisit Grigor Dimitrov dhe na ka treguar se ajo bie shumë thellë në dashuri. Madje, është një vajzë që kërkon të dashurojë e të dashurohet.