Këngëtarja amerikane, Nicole Scherzinger ka patur një vit me aktivitete super të ngjeshura dhe më në fund ka vendosur t’i kushtojë pak relaks vetes.
Ish juristja e X Factor, është fotografuar me bikini dhe më një fustan plazhi në Mykonos, Greqi. Me flokë të lëshuara dhe me një make up të lehtë ajo ka tërhequr vemendjen e pushusve të tjerë teksa argëtohej me miqtë.
36 – vjeçarja Nicole sëbashku me miqtë, ku një ndër ta mendohet të jetë dhe aktori me origjinè shqiptare Blerim Destani, nuk kanë humbur kohë për të vizituar bukuritë e natyrës që të ofron ishulli grek.
Nga ana tjetër në llogarinë Instagram, Destani ka publikuar një video ku duket qartë se është duke shijuar pushime, pavarësisht se nuk e bën me dije destinacionin.
Por përsa i përket anës profesionale, fansat janë mërzitur me të, pasi nuk po mban premtimin për të lançuar albumin e saj të ri.