Këto këpucë do të nxirren për shitje pranverën e ardhshme dhe do të kenë si partnerë markat Modern Vintage Shoes dhe Earnest Sewn jeans, megjithatë vetëm Nicole do të ketë kontrollin absolut mbi koleksionin. Veç këpucëve koleksioni do të ketë edhe çanta, rripa mesi, syze dhe aksesorë të tjerë. Deri tani House of Harlow 1960 koleksioni i bizhuterive ka shitur mjaft mirë në SH.B.A. dhe ka fituar shumë popullaritet.