Nicole loves Britney

Ja se çfarë shkruan Nicole në blogun e saj:” Të premten isha në koncertin e Britney Spears. Kalova një nga mbrëmjet më të bukura të jetës sime. Kam qenë një fanse e thekur e Britney-t që në moshën 16 vjeçare dhe kam qenë në të gjitha koncertet e saj. Vetëm në turneun e fundit kam shkuar në 5 koncerte”. E vetmja gjë qe e ka mërzitur paksa Nicole ishte se nuk mundi të shkrepte një foto të bukur të Britney-t në skenë. “Ishte shumë e vështirë që t’i bëje foto sepse nuk rrinte në një vend. Bërtita dhe i kërkova të qëndronte pa lëvizur, por ishte shumë e zënë me 50 000 fansat e tjerë. Ky ishte koncerti më i bukur që kam parë së fundmi. Askush nuk bën spektakël si Britney”. Richie nuk është i vetmi personazh i famshëm që e pëlqen këngëtaren. Rihanna, Lindsay Lohan, Victoria Beckham, Queen Latifah, Avril Lavigne, Jaime King dhe Rosie O’Donnell janë parë në koncertet e saj.

Advertisement