Një martesë dashurie dhe… pushteti. Kështu e cilëson Nicole Kidman lidhjen e saj me Tom Cruise-n në një intervistë për shtypin amerikan. “Të jesh gruaja e një ylli të pushtetshëm si Tom Cruise, më ka kursyer në shumë raste ngacmimesh seksuale të zakonshme në Hollivud”.

Aktorja australiane ka treguar prapaskenat e martesës së saj të parë, për të cilën nuk ka folur asnjëherë. Kur u martua me yllin e “Mission Impossible”, Kidman ishte vetëm 22 vjeçe. Marrëdhënia zgjati nga 1999-ta deri në 2001-in: “Kam qenë gjithnjë e rezervuar të flas… Tani jam e martuar me njeriun që është dashuria ime më e madhe (Keith Urban) dhe më duket mungesë respekti nëse do të flisja”.

Advertisement

Cruise dhe Kidman adoptuan dy fëmijë, Isabella, 25 vjeç, dhe djalin Connor, 23 vjeç. Por i dhanë fund martesës në vitin 2001 sepse aktorja ndjeu se kishin nevojë për tu përballur vetë me sfidat e reja dhe të ndryshme në karrierën e saj, veçanërisht si grua.

“Doja të punoja, por isha ende brenda një muri mbrojtës,”- shpjegoi ajo. “Kur u ndava isha 32-33 vjeç dhe kisha nevojë të rritesha.”

Ndërsa përsa i përket ngacmimeve seksuale u shpreh: “Sigurisht që kam pasur momente të ndryshme, që kur isha i vogël, por a dëshiroj t’i ekspozoj ato në një artikull? Jo!”

Gjithmonë aktive si përkrahëse e lëvizjes #MeToo, Nicole ishte një nga aktoret e para që qëndronte kundër Harvey Weinstein, edhe pse, me sa duket, ajo kurrë nuk ishte protagoniste e një rasti abuzimi seksual.