Nicolas Cage, grushta me anëtarin e Mötley Crüe

Nicolas Cage dhe Vince Neil janë parë duke u përleshur në Las Vegas.
Aktori 52-vjecar dhe 55-vjecari këngëtar i grupit Mötley Crüe janë zënë jashtë një kazinoje.
Sipas raportimeve të TMZ, rrokeri kishte ngacmuar një grua brenda në kazino, ndërsa aktori po përpiqej ta qetësonte.
Aktori është degjuar duke i bërtitur rrokerit që të ndalonte, por ky i fundit është dukur shumë i hutuar.
Cage është përpjekur ta ndalë atë edhe fizikisht.
Raportimet e ndryshme sqarojnë se Vince ka ngacmuar dhe sulmuar një grua brenda në hotel, ndërsa tashmë ai ndodhet nën hetim për ngjarjen.

Advertisement