Aktorë dhe personazhe publik kanë nisur mbledhjen e fondeve për të prekurit nga stuhia “Harvey” që ka goditur pjesën bregdetare të Teksasit.

Kjo iniciativë duket se ka nisur me idenë e aktorit Kevin Hart.

Advertisement

Përkrahje të madhe, aktori ka marrë nga këngëtarja me famë botërore Nicki Minaj e cila ka thënë se do i japë 24 mijë euro për të prekurit nga stuhia “Harvey”, transmeton Indeksonline.

“Do i jap si donacion 24 mijë dollarë për Hustonin. Po lutem për të gjithë atje. Punë e paqme Kevin Hart”, ka shkruar Nicki.