Nicki Minaj dëmshpërblen Tracy Chapman për kopjimin pa leje të një kënge

Këngëtarja Nicki Minaj dhe Tracy Chapman kanë zgjidhur më në fund një proces gjyqësor lidhur me këngën hit të vitit 1988 “Baby Can I Hold You”.

”Chapman vendosi të pranojë ofertën e 450 000 dollarëve të reperes për të zgjidhur çështjen civile, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje dyvjeçare dhe duke shmangur një gjykim edhe më të kushtueshëm”, sipas dokumenteve të gjykatës federale të marra nga ”Daily News”.

Advertisement

Gjykata akuzoi Minaj për shkelje të së drejtës së copyright-it për këngën e Chapman.

Versioni i Minaj përfshin disa vargje nga kënga origjinale e Chapman.

Minaj dhe agjentët e saj bënë kërkesa të shumta për licencimin e këngës në verën e vitit 2018, edhe pse ajo tashmë kishte regjistruar versionin e saj pa licencën e kërkuar.