Në Kolumbi është shënuar një ngjarje shumë e rëndë teksa për shkaqe që ende nuk janë bërë të njohura, një avion me 72 persona në bord është rrëzuar.

Mediat bëjnë me dije se në të kishte futbollistë brazilianë pasi ata po shkonin në Kolumbi për të luajtur një ndeshje. Avioni ka rënë në një zonë malore por ende nuk dihet nëse ka apo jo të mbijetuar nga ky aksident ajror.

Advertisement

Kreu i Bashkisë së zonës ku ka ndodhur kjo tragjedi është munduar të qetësojë duke thënë se ka të mbijetuar. /Blitz.al/