Nga veriu në jug, autorja tregon ç’do të ndodhë në “Pushime On Top”

E ftuar sot në studion e “Chaud Patate” në ENERGY Radio me Flori Gjinin, Suada Daci dhe Rudi Deda, ishte gazetarja Olsa Muhameti.

Përveçse një gazetare, së fundmi ajo ështe edhe autorja e programit më të ri në Top Channel, “Pushime On Top”, i cili do të prezantohet nga Flori Gjini dhe Ori Nebiaj.

Advertisement

Lidhur me këtë emision veror, Olsa foli për idenë, konceptin dhe pse nuk ka asnjë të ngjashëm me të.

“Duhet patur parasysh që emisionet e verës janë emisione qe sa do t’i japësh cilësi, është dinamika që nuk ta lejon. Ne do të jemi në transmetim çdo ditë në Top Channel në orën 18:00. Do të sjellim një program veror (e them me plot gojë) shumë ndryshe nga të tjerët.” -u shpreh si fillim Olsa duke e lidhur edhe me faktin se zgjedhja e moderatorëve ishte perfekte, një dyshe që i shkojnë për shtat emisionit.

“Unë besoj që ‘Pushime On Top’ i ka të gjitha arsyet për të qenë i suksesshëm sepse është një staf që e do këtë produksion”, theksoi ajo.

Autorja shtoi gjithashtu se nuk do të xhirojnë vetëm jugun e Shqipërisë (të cilin e njihte mirë), por edhe pjesën veriore (ku po e ekspolorojnë më shumë, të gjithë si staf).

Emisioni do të transmetohet live dhe studioja do të zhvendoset në ambiente të ndryshme.

Gjithashu, diçka tjetër ndryshe nga emisionet e tjera verore, Olsa zbuloi se për çdo destinacion që vizitojnë, prezantuesit do të japin një vlerësim.