Nga koktej te plazhet e Rios, Ilary Blasi duket e rilindur në Brazil…

Pas edicionit të fundit të L’Isola dei Famosi, ish-bashkëshortja e Francesco Tottit, fluturoi në Rio de Janeiro për të kaluar disa ditë relaksimi nën shoqërinë e të dashurit Bastian.

Prezantuesja e famshme italiane i lejoi vetes menjëherë një mbrëmje të bukur në një klub brazilian, teksa shijoi koktej. Ajo u shfaq sensuale e veshur me fustan rozë të ëmbël. Ilary bëri gjithashtu një ndalesë në Ilha Grande, një ishull tropikal i karakterizuar nga pyjet e shiut dhe plazhet e gjata të pacënuara.

Advertisement

Në Brazil, Blasi ka treguar bikini shumëngjyrëshe dhe kapelë të zezë, ndërsa darkoi edhe në Aprazivel, ku pamja e Rio de Janeiros të lë pa frymë dhe duke shijuar kuzhinën vendase.

Ilary dhe Bastian u panë edhe në Pan De Azucar, një tjetër plazh befasues si panoramë për një foto të veçantë. Duket se martesa me Tottin tashmë është harruar plotësisht, me Blasin e përqendruar totalisht te jeta e saj e re.