Nga e hëna s’lejohet hyrja në lokal pa certifikatë vaksinimi në Kosovë

Kosova ka marrë masa të reja kundër përhapjes së Covid-19. Duke nisur nga dita e hënë qytetarët kosovarë duhet të jenë të pajisur me pasaportën e shëndetit për të frekuentuar kafet dhe restorantet. Lajmi është bërë publik nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Sipas Vitisë, ata që frekuentojnë lokalet duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit ose test PCR apo serologjik. Ai thotë se shpreson që do të ketë konsensus të subjekteve politike që gjendja në shëndetësi të ndryshoje.

“Në masat që jemi duke hartuar tani edhe në gastronomi të aplikohet nga data 27 shtator të aplikohen masa kufizuese vetëm me certifikatë të vaksinimit, me test PCR dhe me test serologjik. Shoqata e Gastronomeve është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim. Me këto shifra, një masë e tillë nuk është më pengesë as për sektorin e gastronomisë”, tha Vitia.

Advertisement