Pse papritmas unazat që kemi mbajtur gjithnjë, na rrinë shumë të mëdha/vogla?

Nëse erdhët të lexonit këtë artikull, me siguri ju ka ndodhur të paktën njëherë: Unaza që e ke blerë fiks në masën tënde, tani të rrotullohet nëpër gisht, ose duket sikur ka ngecur aty përgjithmoë. Pra, çfarë i bën unazat të ndjehen shumë të lirshme ose të shtrënguara – dhe a ka ndonjë mënyrë për ta parandaluar këtë fenomen të bezdisshëm?

Ashtu si xhinset tuaja mund të ndjehen shumë të ngushta pas një vakti të madh, gishtat gjithashtu mund të fryhen (ose duken të tkurren) në varësi të një sërë faktorësh. Një nga faktorët më të rëndësishëm është “mbajtja e lëngjeve nga marrja e shtuar e kripës”, e cila është diçka normale dhe zakonisht e përkohshme, sipas dr. Cynthia Shughrue.

Advertisement

Sigurisht, mund të ndodhë edhe e kundërta: Gishtat tuaj të “tkurren” (ngushtohen) përkohësisht, për shembull gjatë një moti shumë të ftohtë.

E gjithë kjo zakonisht është jetëshkurtër, megjithëse mund të keni nevojë të bëni disa rregullime ndërkohë. Nëse unazat tuaja papritmas ndihen shumë të mëdha, bëni një pushim nga mbajtja e tyre. Nëse jashtë është vërtet ftohtë, mund të vishni edhe doreza për të siguruar që unazat të mos ju rrëshqasin nga gishtat. Nga ana tjetër, nëse unazat po ju ngecin, sepse po enjten gishtat, mos u frikësoni. Mundohuni t’i kaloni duart nën ujë të ftohtë ose t’i vendosni në një tas me akull. I ftohti duhet të ndihmojë që ënjtja të ulët.

A mund të jenë gishtat e fryrë një shenjë e diçkaje më serioze?

Nëse nuk dyshoni që mbajtja e lëngjeve në trup ose ndryshimet mjedisore të jenë arsyeja që unazat tuaja nuk janë të përshtatshme, ose ky problem zakonisht i përkohshëm nuk duket se po largohet, mund të jetë një shenjë e një problemi më serioz. Disa gjendje që kërkojnë kujdes mjekësor përfshijnë lëndime të mundshme, sëmundje të veshkave, reagim i trupit nga një ilaç i caktuar etj. Ndryshimet e përhershme në gishta mund të shkaktohen edhe nga artriti. Çdo ënjtje e gishtërinjve që nuk korrigjohet brenda një periudhe të shkurtër koha duhet të vlerësohet nga një mjek.