Armiqësisë midis Getoar Selimit dhe Krenar Çoçajt i kanë dhënë fund motrat Vjollca.
Kujtojmë që dy djemtë kanë qenë të përfshirë në një konflikt të ashpër ku u përdorën edhe armët. Krenari goditi Getoarin dhe Ledri Vulën, pasi ky i fundit në atë kohë ishte lidhur me Dafina Zeqirin, ish të dashurën e Krenarit. Madje çështja e tyre përfundoi në gjykatë. Megjithatë koha e ka zbutur konfliktin mes tyre, por më shumë lidhja e djemve me motrat Vjollca duke u bërë baxhanakë. Krenari dhe Geti kanë nisur të shkëmbejnë edhe batuta me njëri-tjetrin në Instagram. Pas komentit që Krenari i lë Getit në një foto: Me telefon t’ri Mustaf poo!
Ka ardhur edhe përgjigjia e reperit kosovar i cili ia kthen: Ahahaha e vjetër foto Skënder!