Nexhmije Pagarusha shtrohet në spital pas një incidenti, mjeku flet për gjendjen e saj

Nexhmije Pagarushës i ka rënë dollapi në kurriz dhe si pasojë e plagëve të marra është dërguar me urgjencë në spital mbrëmjen e kaluar.

Teksa u shoqërua për në spital, gjendja e saj shëndetësore ishte e rënduar ndërsa ditën e sotme mësohet se këngëtarja është përmirësuar.

Advertisement

I pyetur nga “Indeksonline” mjeku që u kujdes për Nexhmijen, ka treguar se ajo po normalizohet dhe shumë shpejt do e dërgojnë për në shtëpinë e saj.

“Gjendja e përgjithshme e zonjës Pagarusha tani ka filluar të përmirësohet. Ajo ka një lëndim të boshtit kurrizor, respektivisht unazës së katërt, si pasojë e rrëzimit në shtëpi. Kemi marr të gjitha masat, i kemi vendos korset. Gjendja e tanishme është stabile, andaj planifikojmë që shumë shpejt të lirohet në shtëpi”,- tregon mjeku.

Informacionin e plotë mua ta gjeni këtu.