Prej disa kohësh ju kishim lajmëruar se Carly Rae Jepsen do të rikthehej në muzikë. Sigëlli “I Really Like You” synon të ketë të njëjtin sukses si “Call Me Maybe“. Më në fund është publikuar edhe videoja zyrtare ku Carly ka vendosur t’i bëjë gjërat madhështore dhe në fakt në klip shfaqen edhe Tom Hanks dhe Justin Bieber. Aktori është protagonist absolut i videos: këndon këngën gjatë gjithë kohës, që kur hap sytë në mëngjes e deri kur shkon në sheshxhirim dhe takon Carly-n dhe Justin Bieber. Justin ndërkohë dhuron një performancë shumë të bukur duke u bashkuar me grupin e balerinëve të shfrenuar të drejtuar pikërisht nga Carly dhe Tom. Por ç’të përbashkët kanë dy këngëtarët? Si fillim janë të dy kanadezë, kanë hipur në majat e klasifikimeve muzikore me singëllat e tyre dhe e fundit fare kanë të njëjtin menaxher Scooter Braun.

Advertisement