Për të gjithë ju që u ka munguar Vedat Ademi i baladave, këngëtari ka vendosur të rikthehet.

Katër muaj pas publikimit të këngës “Thirrëm dashuri”, një këngë ritmike, Vedati vjen me një projekt dedikuar tërësisht dashurisë.   “Më mirë me zemër” titullohet videoklipi i publikuar para pak minutash nga Vedat Ademi dhe Vullnet Ibraimi. Dy zërat mashkullorë janë bërë bashkë për të sjellë një këngë për një dashuri të madhe.

Advertisement

Teksti dhe muzika e kësaj kënge mbajnë vulën e Vullnet Ibraimit.