The Weeknd dhe Bella Hadid përfundimisht nuk janë një histori me kapitull të mbyllur! Ju kujtohet kur këngëtari publikoi këngën “Heartless” që praktikisht i dedikohej gjithë marrëdhënieve të tij të shkuara, ose më saktë Bella Hadid dhe Selena Gomez-it. Tani, The Weeknd ka nxjerrë sërish një tjetër këngë, por kësaj here është e gjitha për Bella-n!
Teksti i këngës së re, “After Hours” flet për pendesën e gjithë kohës së kaluar pa të, ose të paktën, kështu duket!
“Mendova se vdiqa në ëndrrën time sërish
duke luftuar për jetën, s’mund të merrja frymë
zemra ime të përket ty
Do rrezikoja çdo gjë për ty,
kësaj here nuk do të shkoj
Dua të kem fëmijë me ty
mbrojtja, s’do të na duhet”
Ok, në rast se nuk jeni të përditësuar për raportin Bella-Abel, duhet të keni harruar se këngëtari ishte shumë gati për t’i propozuar asaj martesë. Në 2018-in çifti ishte më i dashuruar se kurrë dhe një propozim thuhej se ishte në ajër.
Në gusht të 2019-ës, Bella dhe The Weeknd i dhanë fund marrëdhënies, ndarje të cilën ai e kujton kështu:
“Orët e mia më të errëta, vajza ndihem kaq vetëm në një dhomë të mbushur plot. Ka plot vajza në pistë, që përpiqen të më shpërqëndrojnë mendimet e mia për ty. Jam kthyer në burrin që kam qenë dikur. Fle gjumë vetëm për të të patur më afër në ëndrrat e mia. S’dua të zgjohem vetëm nëse ti je pranë meje. Dua vetëm të të telefonoj dhe të them…”
Në çdo gërmë të këngës së re, duket sikur Abel kërkon që Bella t’i kthehet sepse kësaj here “nuk do t’ja thyej zemrën”, siç bëri kur u nda për ty lidhur me Selena-n.
Gjithsesi, edhe pse Bella dhe The Weeknd janë të ndarë burime pranë tyre thonë se ish-çifti duhen ende. Ndoshta kënga e re është rifillim i mbarë.