Buzëqeshja e shtirur e Melania-s për Ivanka Trump vërtetoi zërat për raportin e krisur mes tyre

‘Telenovela’ e familjes Trump, me protagoniste Melania-n, vazhdon ende. Ditën e djeshme, në rrjet qarkulloi një tjetër moment ku ajo që pretendohet të jetë Zonja e Parë e Amerikës, refuzoi puthjen e bashkëshortit të saj. (Oh, Mr. President!)

Një tjetër videoje i ka ardhur momenti, por këtë herë, ‘shënjestra’ e Melania-s ka qenë Ivanka Trump. Gjatë konventës së mbajtur ditën e djeshme, teksa Ivanka ka prezantuar të atin për të mbajtur fjalimin e radhës, Melania e ka përshëndetur atë me një buzëqeshje që ka ndryshuar brenda një sekondi. Ivanka është këshilltare në Shtëpinë e Bardhë dhe njëkohësisht vajza që Trump ka nga martesa e parë.

Prej disa kohësh flitet se raportet mes Melania-s dhe Ivanka-s janë më të tensionuara se kurrë. Burime jo zyrtare konfirmojnë se ato nuk e pëlqejnë aspak njëra-tjetrën, ndërsa video e fundit që po bën xhiron e rrjetit duket se i vërteton edhe më shumë zërat. Që nga momenti kur Trump u zgjodh President i SHBA, Melania ka tërhqeur gjithë vëmendjen e mundshme me sjelljen e saj.

Burimi: News31.al