Ka publikur sot videon dhe këngën e saj më të re, këngëtarja shqiptare Rita Ora.

“Coming Home”, është bashkëpunimi i saj me producentët britanik Sigma. Kënga nën ritmet e muzikës “Drum and Bass”, është pjesë e albumit të parë “Life”, me të cilin debutojnë producentët e rinj.

Advertisement

Kënga është transmetuar për herë të parë nga radiot britanike sot në mëngjes, ndërkohë që mund të shkarkohet nga “iTunes”, duke filluar nga nesër.